Sulm ajror i Turqisë në veri të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i148694-sulm_ajror_i_turqisë_në_veri_të_irakut
Turqia ka kryer një sulm me dron, në veri të Irakut më 17 shtator, duke vrarë të paktën tre luftëtarë kurdë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 17, 2023 17:22 Europe/Tirane
  • Sulm ajror i Turqisë në veri të Irakut

Turqia ka kryer një sulm me dron, në veri të Irakut më 17 shtator, duke vrarë të paktën tre luftëtarë kurdë.

Luftëtarët e vrarë i përkisnin Njësive për Rezistencën në Sinxhar (YBS), një milici e lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), thanë burimet irakiane të sigurisë, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Luftëtarët e YBS-së ishin duke lëvizur me një makinë në zonën e Sinxharit kur u goditën me dron. Për një kohë të gjatë, Turqia po kryen një fushatë në Irak dhe Siri kundër militantëve të PKK-së, YBS-ë dhe Njësisë për Mbrojtjen e Popullit (YPG). Këto tri organizata, Ankaraja i konsideron grupe terroriste. Turqia rregullisht kryen sulme ajrore në veri të Irakut dhe ka dhjetëra post-blloqe në territorin irakian. Ditëve të fundit, Ankaraja ka intensifikuar sulmet me dronë në Irak, duke shënjestruar caqe afër zonave urbane dhe rrugëve kyçe.