Avionët luftarakë të Kinës në hapësirën ajrore të Tajvanit
(last modified Sun, 17 Sep 2023 18:54:31 GMT )
Shtator 17, 2023 20:54 Europe/Tirane
  • Avionët luftarakë të Kinës në hapësirën ajrore të Tajvanit

Avionët luftarakë kinezë janë pikasur në hapësirën ajrore të Tajvanit, në mes të tensioneve mes dy vendeve që po shtohen gjithnjë e më shumë.

Kina ka ngritur 28 avionë luftarakë përreth Tajvanit dhe shumica e tyre kanë kaluar vijën ndarëse në Ngushticën e Tajvanit. Autoritetet tajvaneze raportuan se mjetet kineze kanë kryer misione të palajmëruara më parë, pasi hynë në pjesën juglindore të ishullit. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit përmes një deklarate raportoi se Kina ka kryer mision stërvitor, por pavarësisht kësaj situate lëvizjet e saj po monitorohen nga afër. Pekini pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të tij dhe një ditë do ta marrë nën kontroll, qoftë edhe duke përdorur forcën nëse është e nevojshme. Kina ka rritur aktivitetin ushtarak dhe presionin diplomatik ndaj ishullit viteve të fundit, përderisa raportet mes Taipeit dhe Pekinit janë përkeqësuar. Javën e kaluar, Tajvani raportoi për rritje të numrit të hyrjeve të avionëve luftarakë dhe anijeve kineze në territoret e tij. Gjithsej u raportuan për 68 avionë dhe dhjetë anije ushtarake kineze, ndërkohë arsyetimi i vetëm i dhënë është për stërvitjet që ata po kryejnë në hapësirën rreth Tajvanit.

 

Tags