Shtator 18, 2023 19:40 Europe/Tirane
  • Sulmi i kancelarit gjerman ndaj revistës Economist

Në një intervistë, kryeministri gjerman kritikoi revistën Economist për shkak se e përshkroi vendin e tij si “të sëmurin e Europës”.

The Economist botoi muajin e kaluar një artikull me titull "A është Gjermania i sëmuri i Evropës?" në të cilin akuzoi Gjermaninë për "rritje të ngadaltë ekonomike, neglizhencë dhe konservatorizëm burokratik" dhe i kërkoi Berlinit të bëjë reforma të menjëhershme dhe të rrisë investimet në fushën e infrastrukturës dhe zhvillimit të biznesit. Olaf Scholtz, kryeministri i Gjermanisë, në një intervistë për botimin gjerman “Velt am Sonntag”, ka reaguar ndaj artikullit të fundit të së përjavshmes britanike “Economist” ku e ka cilësuar atë si një “ Revistë Anglo-Saksone”. Më tej Scholtz u shpreh: Ndryshe nga pretendimet e kësaj “reviste anglo-saksone”, Berlini nuk do të ketë borxhe të mëdha dhe megjithëse ekonomia gjermane do të dobësohet, nuk është e udhës ta quajmë këtë vend “të sëmurin e Europës”. Kancelari gjerman shtoi: Edhe pse Gjermania po përjeton "rritje të dobët ekonomike", unë mohon rënien në krizë dhe fajësoj për këtë situatë dobësimin e tregjeve të eksportit, veçanërisht në Kinë, dhe ndikimin e rëndë të inflacionit të lartë dhe rritjen e çmimeve të energjisë për shkak të luftës në Ukrainë. Historia e përdorimit të pseudonimit "I sëmuri i Evropës" daton në shekullin e 19-të, drejtuar ish Perandorisë Osmane, e cila në atë kohë u shemb pas disfatës në Luftën e Parë Botërore.

 

Tags