Rusia intercepton aeroplanin e marinës amerikane
Moska ka ngritur një avion luftarak MiG-31 për të kapur një aeroplan patrullimi P-8A Poseidon të marinës amerikane në afërsi të hapësirës së saj ajrore mbi Detin Barents.
Lajmi është bërë me dije nga Ministria ruse e Mbrojtjes. “Pajisjet ruse të kontrollit të hapësirës ajrore mbi Detin Barents zbuluan një objektiv ajror që i afrohej kufirit shtetëror të Federatës Ruse,” shkroi Ministria ruse e Mbrojtjes në Telegram, duke shtuar: “Për të identifikuar një objektiv ajror dhe për të parandaluar shkeljen e Kufirit Shtetëror të Federatës Ruse, një avion MiG-31 nga forcat e detyrës së mbrojtjes ajrore të Flotës së Veriut u ngrit në ajër”. Ndërsa aeroplani rus u afrua, avioni amerikan “bëri një kthesë” dhe nuk e kaloi kufirin, shtoi deklarata. “Fluturimi i avionit rus u krye në përputhje të rreptë me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore mbi ujërat neutrale pa iu afruar rrezikshëm një aeroplani të një shteti të huaj”, thuhet në njoftim.