Shtator 19, 2023 20:50 Europe/Tirane
  • Pentagoni: Tanket Abrams së shpejti do të hyjnë në Ukrainë

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) sipas politikave ndërhyrëse të Perëndimit në luftën në Ukrainë njoftoi dërgimin e tankeve Abrams në të ardhmen e afërt.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin të martën në takimin e Grupit të Kontaktit të Ukrainës në Gjermani njoftoi se Ukraina së shpejti do të marrë tanket amerikane Abrams M1. "Në total, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët globalë të Ukrainës kanë dhënë 76 miliardë dollarë ndihmë të drejtpërdrejtë për Ukrainën," shtoi Austin. Sekretari amerikan i mbrojtjes gjithashtu tha se kundërsulmi i Ukrainës kundër Rusisë po përparon gradualisht. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitri Kolba gjithashtu deklaroi se ai shpreson që vendi i tij të marrë tanke Abrams për kundërsulmin kundër Rusisë. Megjithë pajisjet e shumta të ofruara nga Perëndimi për Ukrainën, shumë analistë e konsiderojnë fitoren e Kievit kundër Moskës si të pamundur.

Tags