Shtator 19, 2023 20:50 Europe/Tirane
  • Rusia reagon ndaj operacioneve ushtarake të Republikës së Azerbajxhanit në Karabak

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse ka reaguar ndaj operacioneve ushtarake të Republikës së Azerbajxhanit në rajonin e Karabakut.

Republika e Azerbajxhanit të martën sulmoi pozicionet e forcave armene në rajonin e Karabakut.  Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, në një konferencë për shtyp, në reagim ndaj fillimit të operacioneve ushtarake të Republikës së Azerbajxhanit në rajonin e Nagorni-Karabak, njoftoi se Moska është në kontakt me Bakunë dhe Republika e Azerbajxhanit ka informuar Rusinë për operacionet e saj ushtarake. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse gjithashtu u kërkoi palëve të përfshira në tensione në rajonin e Karabakut që të ushtrojnë përmbajtje. Maria Zakharova gjithashtu tha se Rusia ka kërkuar nga Azerbajxhani dhe Armenia që të ndalojnë konfliktin dhe t'i zgjidhin çështjet përmes diplomacisë. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë deklaroi se ata nuk kanë asnjë njësi ushtarake në rajonin e Nagorni-Karabakh dhe deklaratat e Republikës së Azerbajxhanit i konsideroi si mashtruese. Ministria e Punëve të Jashtme të Armenisë i kërkoi gjithashtu Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe paqeruajtësve rusë që të parandalojnë veprimet ushtarake të Republikës së Azerbajxhanit në Karabak.

Tags