Zelenski merr 325 milionë dollarë ndihmë të re nga SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i148844-zelenski_merr_325_milionë_dollarë_ndihmë_të_re_nga_shba
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u takua të enjten me 70 senatorë të vendit në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 22, 2023 04:51 Europe/Tirane
  • Zelenski merr 325 milionë dollarë ndihmë të re nga SHBA

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u takua të enjten me 70 senatorë të vendit në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA.

Sipas Guardian, kjo ishte vizita e dytë e Zelenski në Uashington që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Vizita u zhvillua ndërkohë që kërkesa e Presidentit Biden drejtuar Kongresit për 24 miliardë dollarë shtesë për nevojat ushtarake dhe humanitare të Ukrainës rezultoi e pasuksesshme. Megjithatë, qeveria amerikane të enjten njoftoi 325 milionë dollarë të tjera ndihmë për Ukrainën. Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se paketa do të përfshijë mbrojtje ajrore, municione artilerie, municione thërrmuese dhe armë të tjera. CNN shkroi: Zelenski po shfaqet në foltoren e Kongresit për herë të dytë pasi peizazhi politik amerikan ka ndryshuar dhe ai është përballur me një pritje të ftohtë nga anëtarët e Partisë Republikane që nuk pajtohen për të ndihmuar Kievin. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, mohoi kërkesën e Zelenskit për të folur në një seancë të përbashkët të Kongresit. Ai e kundërshtoi këtë kërkesë duke përmendur javën e ngarkuar të Kongresit dhe mungesën e kohës dhe tha se Zelenski edhe më parë ka pasur mundësinë të flasë para këtij organi. Udhëtimi i Zelensky u bë ndërsa liderët amerikanë dhe botërorë janë duke analizuar situatën ku forcat ukrainase përpiqen të rimarrin territorin e pushtuar nga Rusia vitin e kaluar.