Mbrojtja ajrore ruse i përgjigjet kundërsulmi raketor të Ukrainës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i148870-mbrojtja_ajrore_ruse_i_përgjigjet_kundërsulmi_raketor_të_ukrainës
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi të premten se mbrojtja ajrore e vendit ka kapur dhe shkatërruar pesë raketa ukrainase në rrugën për në portin e Sevastopolit në gadishullin e Krimesë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 23, 2023 07:16 Europe/Tirane
  • Mbrojtja ajrore ruse i përgjigjet kundërsulmi raketor të Ukrainës

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi të premten se mbrojtja ajrore e vendit ka kapur dhe shkatërruar pesë raketa ukrainase në rrugën për në portin e Sevastopolit në gadishullin e Krimesë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë konfirmoi se një raketë ukrainase goditi selinë e forcave ruse në Detin e Zi. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë: Si pasojë e sulmit me raketa të Ukrainës në portin e Sevastopolit, ndërtesa e selisë së flotës ruse të Detit të Zi është dëmtuar dhe një ushtar i këtij vendi është zhdukur. Reagimi i sistemit të mbrojtjes ajrore ruse kundër sulmit raketor të Kievit vjen në një kohë kur Ukraina në fillim të qershorit nisi kundërsulmin e saj në lindje dhe jug të vendit, por ende nuk ka arritur ndonjë rezultat të rëndësishëm.