Mbrojtja ajrore ruse i përgjigjet kundërsulmi raketor të Ukrainës
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi të premten se mbrojtja ajrore e vendit ka kapur dhe shkatërruar pesë raketa ukrainase në rrugën për në portin e Sevastopolit në gadishullin e Krimesë.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë konfirmoi se një raketë ukrainase goditi selinë e forcave ruse në Detin e Zi. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë: Si pasojë e sulmit me raketa të Ukrainës në portin e Sevastopolit, ndërtesa e selisë së flotës ruse të Detit të Zi është dëmtuar dhe një ushtar i këtij vendi është zhdukur. Reagimi i sistemit të mbrojtjes ajrore ruse kundër sulmit raketor të Kievit vjen në një kohë kur Ukraina në fillim të qershorit nisi kundërsulmin e saj në lindje dhe jug të vendit, por ende nuk ka arritur ndonjë rezultat të rëndësishëm.