120 mijë armenë do largohen nga Nagorno-Karabak
(last modified Sun, 24 Sep 2023 18:01:24 GMT )
Shtator 24, 2023 20:01 Europe/Tirane
  • 120 mijë armenë do largohen nga Nagorno-Karabak

Këshilltari i kreut të rajonit armen të Nagorno-Karabak tha se 120,000 armenë të rajonit të Nagorno-Karabak po planifikojnë të largohen nga ky rajon dhe të shkojnë në Armeni sepse nuk duan të jenë pjesë e Republikës së Azerbajxhanit.

Agjencia e lajmeve Fars raportoi se David Babayan, këshilltari i Samuel Shahramanian, kreut të armenëve të Nagorno-Karabakut, në një intervistë me agjencinë e lajmeve Reuters të dielën, deklaroi se 120,000 armenë etnikë të Nagorno-Karabakut po planifikojnë të largohen nga ky rajon sepse ata nuk duan të jenë pjesë e Republikës së Azerbajxhanit dhe janë të shqetësuar për mundësinë e spastrimit etnik. Babayan shtoi: "Nuk është ende e qartë se kur armenët e Nagorno-Karabakut do të kalojnë Qafën Lachin që lidh këtë rajon me Armeninë." Në lidhje me këtë, Republika e Azerbajxhanit ka thënë se armenët e Nagorno-Karabakut mund të largohen nga ky rajon nëse dëshirojnë. Mbrëmë vonë 150 ton ngarkesë humanitare nga Rusia dhe 65 tonë miell u dërguan në rajonin e Nagorno-Karabakut nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.