Grupi i parë i armenëve të Karabakut arrin në Armeni
Qeveria armene njoftoi futjen e grupit të parë të armenëve që jetonin në Nagorni-Karabakh.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, më shumë se 1000 të arratisur armenë që jetonin në Nagorni-Karabakh të dielën në mbrëmje duke kaluar kufirin zyrtar kanë shkuar në Armeni. Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, ka shpallur frikën nga spastrimi etnik si arsye e migrimit masiv nga Karabaku. Qeveria e Jerevanit ka njoftuar se është e gatshme t'i pranojë ato. Ararat Mirzoyan, Ministri i Punëve të Jashtme të Armenisë, në seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së tha se më shumë se 200 civilë u vranë dhe më shumë se 400 të tjerë u plagosën në pushtimin e Nagorni-Karabakh nga Republika e Azerbajxhanit. Sipas Mirzoyan, 10,000 armenë që jetojnë në Nagorni-Karabakh janë zhvendosur që nga fillimi i sulmit të Bakusë. Më herët, David Babajan, këshilltar i kreut të armenëve të Nagorni-Karabakh, tha se 120,000 armenë nga Nagorni-Karabakh po planifikojnë të largohen nga ky rajon sepse nuk duan të jenë pjesë e Republikës së Azerbajxhanit dhe janë të shqetësuar për spastrimin etnik. Javën e kaluar (19 shtator), Republika e Azerbajxhanit sulmoi rajonin Nagorni-Karabakh nën pretekstin e një operacioni "anti-terrorist". Ndërkohë, Jerevani njoftoi se nuk ka forca ushtarake në këtë zonë dhe e quajti veprimin e Bakusë një “sulm masiv”.