Tanket amerikane M1 Abrams arrijnë në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i148958-tanket_amerikane_m1_abrams_arrijnë_në_ukrainë
Ukraina ka pranuar dërgesën e parë me tanket amerikane Abrams, që thuhet se do të forcojnë kundërofensivën e Kievit ndaj trupave ruse në lindje.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 25, 2023 16:50 Europe/Tirane
  • Tanket amerikane M1 Abrams arrijnë në Ukrainë

Ukraina ka pranuar dërgesën e parë me tanket amerikane Abrams, që thuhet se do të forcojnë kundërofensivën e Kievit ndaj trupave ruse në lindje.

“Lajme të mira nga ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov. Tanket Abrams kanë arritur në Ukrainë dhe janë të gatshëm të forcojnë brigadat tona. Jam mirënjohës ndaj aleatëve për zbatimin e marrëveshjeve për këtë çështje”, shkroi në Telegram presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Shtetet e Bashkuara në janar u pajtuan që të dërgonin tanket Abrams në Ukrainë, teksa Kievi po përgatitej për kundërofensivën kundër forcave ruse.Në total, Uashingtoni ka thënë se do të dërgojë në Ukrainë 31 tanke të tilla. Më herët gjatë shtatorit, SHBA-ja tha se do t’i ofrojë Ukrainës edhe municione me uranium të varfëruar, që përdoren për tanket M1 Abrams.