Trump akuzohet për mashtrim
https://parstoday.ir/sq/news/world-i149012-trump_akuzohet_për_mashtrim
Një gjykatës i shtetit të Nju Jorkut ka vendosur se ish-presidenti amerikan dhe djemtë e tij kanë kryer mashtrime për vite me radhë gjatë ndërtimit të perandorisë së tij të pasurive të paluajtshme.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 27, 2023 09:06 Europe/Tirane
  • Trump akuzohet për mashtrim

Një gjykatës i shtetit të Nju Jorkut ka vendosur se ish-presidenti amerikan dhe djemtë e tij kanë kryer mashtrime për vite me radhë gjatë ndërtimit të perandorisë së tij të pasurive të paluajtshme.

Sipas Guardian, pas çështjeve penale të ish-presidentit amerikan Donald Trump, gjykata e shtetit të Nju Jorkut konfirmoi mashtrimin e Trump në mbivlerësimin e pasurisë së tij. Arthur Engoron gjykatësi i shtetit të Nju Jorkut, të mërkurën vendosi se Trump dhe djemtë e tij kryen mashtrime për vite me rradhë gjatë ndërtimit të perandorisë së tij të pasurive të paluajtshme, e cila i solli famë, si dhe Shtëpinë e Bardhë. Gjykatësi Engron konfirmoi se Trump dhe kompania e tij mashtruan bankat, kompanitë e sigurimeve dhe institucione të tjera duke mbivlerësuar asetet e tyre dhe duke ekzagjeruar vlerën e pronave, bazuar në dokumentet e përdorura në transaksione dhe financime. Vendimi shpjegoi se Trump, kompania e tij dhe drejtuesit kryesorë, përtej ekzagjerimit verbalisht të pasurisë së tyre, gënjyen në mënyrë të përsëritur për këtë në pasqyrat e tyre financiare vjetore, duke marrë shpërblime të tilla si kushte të favorshme kredie dhe tarifa më të ulëta sigurimi. Duke hedhur poshtë pretendimin e Trump se mohimet në pasqyrat financiare e shfajësojnë atë nga çdo keqbërje, gjykatësi tha se taktikat e kaluan kufirin dhe shkelën ligjin. Ky vendim u dha pasi prokurorja e Përgjithshme e Shtetit të Nju Jorkut, Leticia James paraqiti një ankesë kundër Trump dhe anëtarëve të familjes së tij me akuza për mashtrim dhe mbivlerësim të pasurisë së tyre me vlerë miliarda dollarë. James ka ngritur një padi duke akuzuar Trump dhe dy djemtë e tij, Donald Jr. dhe Eric, për nënvlerësim të rremë të vlerës së aseteve të kompanisë së tyre familjare në shtator 2022 për të marrë kredi bankare me kushte më të mira dhe më shumë se vlera e tyre reale, midis 2.23 deri në 3.6 miliardë dollarë. Në ankesën e tij kundër Trump dhe djemve të tij, James ka kërkuar një gjobë prej të paktën 250 milionë dollarësh dhe ndalimin për të vazhduar biznesin e tyre familjar. Para fillimit të fushatës për zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2024, ish-presidenti amerikan aktualisht po përballet me 91 akuza penale në katër çështje penale, të cilat sipas tij mund të çojnë deri në 560 vjet burg.