Tetor 01, 2023 10:44 Europe/Tirane
  • Qeveria amerikane i shpëtoi një mbylljeje të përkohshme

Duke miratuar projekt-ligjin afatshkurtër buxhetor si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat, qeveria amerikane ka shmangur një mbyllje të detyruar.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati i SHBA votuan një projektligj për të siguruar buxhetin e qeverisë për 45 ditë, me qëllim parandalimin e një mbylljeje të qeverisë. Projektligji buxhetor 45-ditor i administratës së presidentit amerikan Joe Biden më parë ishte miratuar nga Senati amerikan. Vetëm pak orë para mbylljes së mundshme të administratës Biden, përfaqësuesit republikanë dhe demokratë të Kongresit amerikan ranë dakord të miratojnë buxhetin e qeverisë për një periudhë të shkurtër kohore prej 45 ditësh. Senati amerikan e miratoi këtë projektligj të shtunën në mbrëmje me 88 vota pro dhe 9 vota kundër.  Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se ka nënshkruar planin e përkohshëm buxhetor të ligjvënësve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të këtij vendi. Këtij projektligji i mungon çdo financim për ndihmën për Ukrainën. Nëse ky buxhet nuk miratohej nga Kongresi dhe Senati amerikan, qeveria amerikane do të duhej të mbyllej dhe punonjësit e saj duhej të shkonin në shtëpi deri në zbardhjen e situatës buxhetore.

Tags