Trupat britanike në Ukrainë mund të jenë objektiva legjitime, paralajmëron Medvedev
(last modified Sun, 01 Oct 2023 19:18:28 GMT )
Tetor 01, 2023 21:18 Europe/Tirane
  • Trupat britanike në Ukrainë mund të jenë objektiva legjitime, paralajmëron Medvedev

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka paralajmëruar se ushtarët britanikë që trajnojnë trupat ukrainase në Ukrainë do të ishin objektiva legjitime për forcat ruse së bashku me kompanitë gjermane që ndërtojnë raketat Taurus.

Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, të dielën në një postim në Telegram fillimisht e drejtoi zemërimin e tij ndaj ministrit britanik të mbrojtjes, Grant Shapps, i cili në një intervistë deklaroi se Londra dëshiron të vendosë instruktorë ushtarakë në Ukrainë, përveç trajnimit të forcave ukrainase në Mbretërinë e Bashkuar ose vende të tjera perëndimore. "Kjo do t'i kthejë instruktorët e tyre në një objektiv ligjor për forcat tona të armatosura," shkroi Medvedev në postimin e tij. “Duke kuptuar shumë mirë se ata do të shkatërrohen pa mëshirë dhe jo si mercenarë, por konkretisht si specialistë britanikë të NATO-s,” shtoi ai. Më shumë se 20,000 rekrutë nga forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë tashmë trajnime në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i vitit 2022 nën Operacionin Interflex të udhëhequr nga Britania. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua të enjten me Grant Shapps duke diskutuar mënyrat për të forcuar më tej ushtrinë e Ukrainës, duke përfshirë mbrojtjen e saj ajrore. Medvedev iu drejtua gjithashtu Gjermanisë, duke dënuar ata që shtyjnë Berlinin të furnizojë Ukrainën me raketa Taurus që kanë aftësinë për të goditur territorin rus. “Ata thonë se kjo është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Epo, në atë rast, sulmet ndaj fabrikave gjermane ku prodhohen këto raketa do të ishin gjithashtu në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar, tha ai. “Këta idiotë po na shtyjnë në mënyrë aktive drejt Luftës së Tretë Botërore”, shtoi Medvedev.

 

Tags