Bakuja dënoi marrëveshjen ushtarake midis Armenisë dhe Francës
(last modified Thu, 05 Oct 2023 06:58:56 GMT )
Tetor 05, 2023 08:58 Europe/Tirane
  • Bakuja dënoi marrëveshjen ushtarake midis Armenisë dhe Francës

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Azerbajxhanit dënoi dërgimin e armëve franceze në Jerevan.

Edhe pse Armenia është një vend i vogël me më pak se 3 milionë banorë, armenët janë një komunitet i madh jashtë këtij vendi, veçanërisht në vendet perëndimore. Franca dhe Amerika kanë një popullsi të konsiderueshme armenësh që lobojnë në favor të Jerevanit. Sipas agjencisë së lajmeve Anatolia, Republika e Azerbajxhanit kritikoi planin e Francës për të nënshkruar një marrëveshje sigurie me Armeninë, e cila lejon dërgimin e armëve në këtë vend. Bazuar në këtë, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Azerbajxhanit lëshoi një deklaratë dhe njoftoi: Përpjekjet e Francës për të armatosur Armeninë në çdo mënyrë të mundshme për të provokuar këtë vend për një aventurë ushtarake janë të papranueshme. Bakuja gjithashtu dënoi pretendimet e pabaza të bëra nga ministrja e jashtme franceze Catherine Colonna kundër Azerbajxhanit gjatë vizitës së saj në Jerevan. Gjatë udhëtimit të saj në Jerevan, Colonna tha se 120,000 armenë që jetonin në Karabakh u detyruan nga Bakuja që të migrojnë në Armeni. Gjatë këtij udhëtimi, ministri i Jashtëm francez deklaroi gatishmërinë e Parisit për të nënshkruar marrëveshjen e mbrojtjes me Jerevanin për dërgimin e armatimit të nevojshëm këtij vendi. Pa dhënë detaje nga kjo marrëveshje, ai ka bërë të ditur për marrëveshjen e mëparshme mes dy palëve. Lobet me ndikim armen në Francë më parë bënë që parlamenti i këtij vendi të miratonte atë që e quan gjenocidi armen nga Perandoria Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore; Një veprim që shkaktoi zemërimin e Turqisë dhe acaroi marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Parisit.