Sllovakia kundërshton transferimin e armëve në Ukrainë
(last modified Thu, 05 Oct 2023 18:50:55 GMT )
Tetor 05, 2023 20:50 Europe/Tirane
  • Sllovakia kundërshton transferimin e armëve në Ukrainë

Fituesi i zgjedhjeve parlamentare në Sllovaki, Robert Fico, i cili premtoi se nuk do t’i jepte më ukrainasve as edhe një armë, nuk është bërë ende kryeministër, por presidentja sllovake Suzana Çaputova tashmë po kundërshton transferimin e armëve të tjera në Ukrainë.

Ministria Sllovake e Mbrojtjes po shqyrton mundësinë e transferimit të një pakete tjetër ndihme ushtarake në Ukrainë, e cila mund të transferohet nën qeverinë aktuale, “teknike” të Ludovít Odor, por Çaputova po e kundërshton ashpër këtë lëvizje të qeverisë në largim. Sipas mendimit të saj, në një situatë kur partia SMER dhe disa parti të tjera të vogla që kundërshtojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën fituan shumicën e votave në zgjedhje, dorëzimi i paketës ndërmjet zgjedhjeve dhe formimit të një qeverie të re do të krijonte një precedent të rrezikshëm. Suzana Çaputova, menjëherë pas zgjedhjeve, nominoi Robert Fico, të formonte një qeveri. Ai ka dy javë kohë për të krijuar një koalicion qeverisës me partitë e tjera.

 

Tags