Zelensky paralajmëron liderët e vendeve evropiane
(last modified Fri, 06 Oct 2023 06:57:26 GMT )
Tetor 06, 2023 08:57 Europe/Tirane
  • Zelensky paralajmëron liderët e vendeve evropiane

Presidenti i Ukrainës paralajmëroi autoritetet e vendeve evropiane se Moska do të sulmojë Evropën nëse Ukraina humbet luftën me Rusinë.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski paralajmëroi liderët evropianë se Rusia mund të rindërtojë aftësitë e saj ushtarake dhe të sulmojë vendet e tjera brenda pesë viteve nëse kontinenti lëkundet në mbështetjen e tij për Kievin.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Zelensky, i cili mori pjesë në samitin e komunitetit politik evropian në Spanjë, gjithashtu tha se megjithë "stuhitë politike" në Uashington dhe në pjesën tjetër të botës për mbështetjen e Kievit, ai është i sigurt nga vazhdimi i ndihmës financiare nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa në të ardhmen. Në vazhdim të fjalës së tij, ai theksoi se Evropa duhet t'i sigurojë Ukrainës një sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore sa më shpejt që të jetë e mundur. Zelensky tha se duke ofruar më shumë pajisje ushtarake për Ukrainën, vendet evropiane mund të sigurojnë që "dronet ruse, tanket ose çdo armë tjetër të mos sulmojnë askënd tjetër në Evropë". “Ne nuk duhet të lejojmë Putinin të destabilizojë asnjë pjesë tjetër të botës dhe partnerët tanë, për të shkatërruar fuqinë e Evropës”, tha Zelensky. Ai shtoi: Prania e Rusisë, ushtrisë së saj apo përfaqësuesve të saj në territorin e çdo vendi tjetër është një kërcënim për të gjithë ne.

Tags