Zëdhënësi i Kassem, njoftoi kapjen e një grupi të ri sionistësh
https://parstoday.ir/sq/news/world-i149492-zëdhënësi_i_kassem_njoftoi_kapjen_e_një_grupi_të_ri_sionistësh
Abu Obeidah, zëdhënësi i batalioneve Kassem, theksoi se luftëtarët palestinez kanë kapur një grup të ri sionistësh.
(last modified 2025-09-04T21:16:49+00:00 )
Tetor 09, 2023 10:12 Europe/Tirane
  • Zëdhënësi i Kassem, njoftoi kapjen e një grupi të ri sionistësh

Abu Obeidah, zëdhënësi i batalioneve Kassem, theksoi se luftëtarët palestinez kanë kapur një grup të ri sionistësh.

Sipas Qendrës së Informacionit Palestinez, Abu Obeidah, zëdhënësi i Brigadave Kassem, ka bërë të ditur se lufta dhe konflikti me armikun sionist vazhdon në zona të ndryshme. Luftëtarët e Kassem kanë qenë në gjendje të arrinin pranë Ashkelon. Ai tha se luftëtarët palestinezë arritën të kapnin një grup të ri të forcave armike dhe t'i transferonin në Rripin e Gazës. Zëdhënësi i Kassem deklaroi se muxhahidët tanë sot arritën në Natkaim dhe atje u vranë dhe u plagosën shumë sionistë. Nga ana tjetër, pas depërtimit në vijat e pasme të armikut dhe kapjes së një grupi sionistësh, luftëtarët e Kassem i trajtuan të burgosurit izraelitë në mënyrë humanitare sipas urdhrave të Muhamed Zaifit, komandantit të përgjithshëm të këtyre batalioneve dhe thanë se sipas mësimeve të Islamit, ne nuk kemi të bëjmë me gratë dhe fëmijët. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Brigadave Kods bëri të ditur se rezistenca konfirmon edhe një herë se i përmbahet obligimeve të saj në mbrojtjen e xhamisë Al-Aksa. Sipas zëdhënësit të batalioneve të Kodsit, sot jemi në këmbë për të mbrojtur shenjtërinë dhe për të eliminuar dhunën ndaj të burgosurve tanë nëpër burgje.