Bashkimi Evropian kundërshton bllokadën e plotë kundër Gazës
(last modified Tue, 10 Oct 2023 18:55:03 GMT )
Tetor 10, 2023 20:55 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian kundërshton bllokadën e plotë kundër Gazës

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian pohoi se Brukseli është kundër bllokadës së plotë të Rripit të Gazës.

Sipas raportit të agjencisë së lajmeve Fars, Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të martën se Bashkimi Evropian është kundër bllokadës së plotë të Gazës. Vendimi i regjimit sionist për të rrethuar plotësisht Gazën është kundërshtuar edhe nga grupet e të drejtave të njeriut. Në një deklaratë të martën, Amnesty International e përshkroi vendimin e regjimit izraelit për të bllokuar plotësisht Gazën si një shembull të "ndëshkimit kolektiv" dhe një "krim lufte". Disa orë më parë, kreu i Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha se veprimi i Izraelit në bllokadën e plotë të Gazës është i ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar. Volker Tarek tha: "Veprimet e tilla që rrezikojnë jetën e civilëve dhe i privojnë ata nga mallrat bazë për mbijetesën e tyre janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar humanitar". Gazeta "Yediot Aharanot" raportoi sot se numri i viktimave sioniste në operacionin Stuhia Al-Aksa arriti në 1000 persona dhe numri i sionistëve që u kapën nga luftëtarët e rezistencës është mbi 150 persona.