Kërkesa e Rusisë për armëpushim të menjëhershëm në Gaza
(last modified Fri, 13 Oct 2023 07:54:41 GMT )
Tetor 13, 2023 09:54 Europe/Tirane
  • Kërkesa e Rusisë për armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Përfaqësuesi special i Presidentit rus për Çështjet e Azisë Perëndimore në një bisedë telefonike me Sekretarin e Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) kërkoi një armëpushim të menjëhershëm, si dhe dërgimin e ujit dhe ushqimit në Rripin e Gazës.

Sipas raportit të agjencisë së lajmeve IRNA, Mikhail Bogdanov, përfaqësuesi special i presidentit rus për çështjet e Azisë Perëndimore dhe Hossein Al-Sheikh, sekretari i komitetit ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), në një bisedë telefonike diskutuan për situatën katastrofike në Rripin e Gazës. Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë njoftoi se në këtë bisedë telefonike, palët theksuan nevojën për një armëpushim të menjëhershëm, hapjen e korridoreve humanitare për dërgimin e ushqimit dhe ilaçeve për njerëzit, si dhe të ujit dhe energjisë elektrike në Rripin e Gazës. Bogdanov dhe Al-Sheikh gjithashtu i quajtën të papranueshme bombardimet, të cilat do të çojnë në rritjen e numrit të viktimave civile tek banorët e Gazës. Bogdanov dhe Al-Sheikh deklaruan se nuk është e mundur të sigurohet paqe dhe stabilitet në rajon pa një zgjidhje politike të çështjes palestineze bazuar në ligjet e njohura ndërkombëtarisht.

Tags