Pekini: Mungesa e drejtësisë për palestinezë, arsye e përsëritjes së luftimeve
Ministri i punëve të jashtme të Kinës u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira në luftime në Palestinën e pushtuar të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të parandalojnë konflikte të mëtejshme, duke përshkruar arsyen e përsëritjes së konflikteve si mungesën e drejtësisë për popullin palestinez.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se ministri i punëve të jashtme të Kinës, Wang Yi sot (e premte), shprehu shqetësim të thellë për përshkallëzimin e luftimeve midis regjimit sionist dhe grupeve të rezistencës palestineze në Rripin e Gazës.
Wang Ji në një bisedë telefonike me ministrin e punëve të jashtme të Brazilit, para zhvillimit të takimit të Këshillit të Sigurisë së OKB në lidhje me situatën në Gaza, ka deklaruar se arsye e intensifikimit të shpejtë të luftimeve në Palestinën e pushtuar është mungesa e drejtësisë për popullin e Palestinës.
Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, ai kërkoi nga të gjitha palët e përfshira në luftimet në Palestinën e pushtuar të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të parandalojnë konflikte të mëtejshme dhe tha: “Thelbi i çështjes së luftimeve është se drejtësia nuk është zbatuar për popullin palestinez”.
Teksa theksoi gatishmërinë e Pekinit për të bashkëpunuar ngushtë me të gjitha palët ndërkombëtare, përfshirë Brazilin, për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës palestineze, ministri i punëve të jashtme kinez shtoi: "Kombet e Bashkuara kanë përgjegjësinë dhe detyrën për të luajtur një rol në çështjen palestineze".
Më herët, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin gjatë një konference për shtyp, deklaroi: "Luftimet midis Palestinës dhe Izraelit përsëriten vazhdimisht vetëm për një arsye themelore dhe ajo është që procesi i paqes në Lindjen e Mesme ka dalë nga rruga e duhur, baza e zgjidhjes me dy shtete po gërryhet vazhdimisht dhe rezolutat përkatëse të OKB-së nuk po zbatohen [nga Izraeli]".
Pas fillimit të operacionit "Stuhia Al-Aksa" nga lëvizja e rezistencës Hamas kundër regjimit terrorist sionist të shtunën, i cili rezultoi me vrasjen e të paktën 1500 sionistëve dhe plagosjen e 3400 të tjerëve, kabineti i regjimit pushtues të Kudsit lëshoi urdhrin për të filluar sulmet në shkallë të gjerë në Rripin e Gazës.
Yoav Galant, ministri i luftës i regjimit sionist, urdhëroi një bllokadë të gjithanshme kundër Rripit të Gazës, duke ndaluar hyrjen e çdo ushqimi, ilaçi, karburanti, energjie elektrike dhe madje edhe uji në rajon.