Kombet e Bashkuara: Rezervat e karburanteve të spitaleve palestineze po mbarojnë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i149864-kombet_e_bashkuara_rezervat_e_karburanteve_të_spitaleve_palestineze_po_mbarojnë
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) njoftoi se rezervat e karburantit për spitalet në Rripin e Gazës do të mbarojnë brenda 24 orëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 16, 2023 05:45 Europe/Tirane
  • Kombet e Bashkuara: Rezervat e karburanteve të spitaleve palestineze po mbarojnë

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) njoftoi se rezervat e karburantit për spitalet në Rripin e Gazës do të mbarojnë brenda 24 orëve.

Sipas IRNA, duke cituar Al Jazeera, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare paralajmëroi se ndalimi i motorëve elektrikë në spitalet e Rripit të Gazës rrezikon jetën e mijëra pacientëve. Ky paralajmërim vjen në të njëjtën kohë me bombardimet e forta rreth spitaleve al-Shafa dhe al-Quds në Gaza. Nga ana tjetër, ushtria sioniste bombardoi edhe një herë ambulancat dhe qendrën e shpëtimit në zonën Tel Al-Haëa në jugperëndim të qytetit të Gazës. Në këtë sulm, katër forca të urgjencës dhe shërbimeve para klinike ranë dëshmorë. Avionët luftarak të Izraelit me një raketë shënjestruan forcat e ndihmës në rrugën al-Jala në Gaza, në kohën kur ata po shkonin për të shpëtuar njerëzit nën rrënojat e zonave të bombarduara.  Më herët, Spitali Palestinez Kods njoftoi se regjimi sionist në 24 orët e fundit ka martirizuar 114 persona. Gjithashtu, raportet tregojnë se qindra banorë të Rripit të Gazës kërkuan strehim në spitalin Kods në Gaza për shkak të intensifikimit të sulmeve dhe bombardimeve të regjimit sionist. Burimet palestineze të lajmeve gjithashtu të hënën në mëngjes raportuan se sulmet e pushtuesve po vazhdojnë ende dhe zonat e spitaleve al-Shafa dhe al-Kods në Gaza ishin në qendër të sulmeve. Nga sulmi i sionistëve nuk u kursyen as kampet Al-Nusirat dhe Khan Yunis. Sipas këtij raporti, pas sulmit sionist në zonën Hay Amal në Khan Yunis, një numër personash ranë martirë dhe u plagosën dhe operacioni i kërkimit të personave të zhdukur nën rrënoja vazhdon. Raportohet se shumë persona kanë mbetur të martirizuar dhe të plagosur në sulmin ndaj shtëpisë së familjes së Abu Mustafës dhe një shtëpie tjetër banimi në lagjen Emirates në Khan Yunis. Raportet tregojnë se sulmet e vazhdueshme të regjimit sionist ndaj Khan Yunisit shoqërohen me sulme artilerie të këtij regjimi. Regjimi sionist bombardoi pesë herë kompleksin e spitalit Kods në Tel Al Haëai, Gaza, me qëllimin për të evakuuar me forcë civilët. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se intensiteti i bombardimeve rreth godinës së Kodsit është aq i madh saqë autoambulancat nuk janë më në gjendje t'u përgjigjen kërkesave për ndihmë të të plagosurve dhe dëshmorëve. Disa orë më parë Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi rritjen e numrit të martirëve palestinezë në 2670 që nga fillimi i operacionit Stuhia Al-Aksa. Në statistikat e fundit rreth dëshmorëve dhe të plagosurve të sulmeve të regjimit sionist ndaj këtij qyteti, kjo ministri bëri të ditur se deri më tani janë lënduar 9600 persona.