Biden: Pushtimi i Gazës nga Izraeli është një gabim i madh
Presidenti amerikan tha se beson se ripushtimi i Rripit të Gazës nga Izraeli do të ishte një "gabim i madh", por ai gjithashtu theksoi se shkatërrimi i lëvizjes Hamas konsiderohet "një domosdoshmëri".
Sipas New York Times, në një intervistë për kanalin amerikan CBS, Joe Biden tha se forcat amerikane "nuk do të marrin pjesë" në luftën aktuale midis Hamasit dhe regjimit sionist. Biden pretendoi se Hamasi dhe agjentët e tij nuk përfaqësojnë të gjithë palestinezët dhe pushtimi i Gazës nga Izraeli do të ishte i gabuar, "por Izraeli duhet t'i përgjigjet sulmit të Hamasit". Biden gjithashtu për "rrethimin e plotë të Gazës" pretendoi se ai "është i sigurt se Izraeli po vepron brenda kornizës së ligjeve të luftës dhe do të gjendet një mënyrë që njerëzit e pafajshëm të Gazës të kenë akses në ilaçe, ujë dhe ushqim". Në të njëjtën kohë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara tha se dëshiron të dërgojë një kolonë me ndihma në Gaza dhe të krijojë një korridor humanitar për daljen e sigurt të civilëve nga Gaza. Ai theksoi se ky është një mision i vështirë, por qeveria amerikane dhe egjiptiane po përpiqen ta bëjnë të mundur këtë me Izraelin. Fjalët e Bidenit vijnë ndërsa Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) ka njoftuar se rezervat e karburantit për spitalet në Rripin e Gazës do të mbarojnë brenda 24 orëve. Duke reaguar ndaj vrasjes së sionistëve në operacionin Stuhia Al-Aksa, i cili filloi nga Brigadat Al-Qassam, Biden mbrojti vrasjen, plagosjen dhe zhvendosjen e mijëra palestinezëve nga sionistët dhe pretendoi: "Ka një ndryshim thelbësor. Izraeli po persekuton një grup njerëzish që kryen mizori jo më pak se holokausti, ndaj besoj se Izraeli duhet t'i përgjigjet sulmit të Hamasit.