UNRWA: Gaza po mbytet, bota ka humbur njerëzimin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i149872-unrwa_gaza_po_mbytet_bota_ka_humbur_njerëzimin
Philip Lazzarini, komisioneri i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për refugjatët palestinezë, paralajmëroi për situatën kritike në Gaza dhe tha se realiteti është se Gaza po mbytet dhe duket se bota tani ka humbur njerëzimin e vet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 16, 2023 05:45 Europe/Tirane
  • UNRWA: Gaza po mbytet, bota ka humbur njerëzimin

Philip Lazzarini, komisioneri i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për refugjatët palestinezë, paralajmëroi për situatën kritike në Gaza dhe tha se realiteti është se Gaza po mbytet dhe duket se bota tani ka humbur njerëzimin e vet.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Sama, Lazzarini shtoi: Aktualisht Gaza po vuan nga mungesa e ujit dhe elektricitetit dhe kolegët e mi në Gaza nuk janë më në gjendje të ofrojnë ndihmë humanitare. Lazzarini paralajmëroi: "Ushqimet dhe ilaçet në Gaza së shpejti do të mbarojnë dhe në tetë ditët e fundit, asnjë pikë ujë, një kokërr grurë dhe një litër karburant nuk është lejuar të hyjë në Rripin e Gazës". Komisioneri i UNRWA tha: Le të kujtojmë se Gaza ka qenë nën rrethim për më shumë se 16 vjet dhe më shumë se 60% e banorëve të saj në fakt mbështeten në ndihmat ushqimore ndërkombëtare. Lazzarini njoftoi vdekjen e 14 punonjësve të kësaj organizate pas luftës së fundit në Gaza dhe tha se kjo agjenci kishte 13.000 punonjës, shumica e të cilëve tani janë të zhvendosur ose jetojnë jashtë shtëpive të tyre. Lazzarini paralajmëroi se të paktën 400,000 refugjatë palestinezë janë të pranishëm në shkollat ​​dhe ndërtesat e lidhura me UNRËA, dhe shumica e këtyre vendeve nuk kanë strehimore emergjente. Rrethimi dhe bombardimi i infrastrukturës në një zonë me popullsi të dendur si Gaza nuk do të sjellë kurrë paqe dhe siguri në rajon.