Reagimi qesharak i Kombeve të Bashkuara ndaj krimit sionist në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/world-i149982-reagimi_qesharak_i_kombeve_të_bashkuara_ndaj_krimit_sionist_në_gaza
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, në kuadër të procesit të reagimeve të kota ndaj krimeve të regjimit sionist kundër palestinezëve dhe mos dënimit të Tel Avivit, vetëm sa shprehu shqetësimin e tij për vrasjen e njerëzve të pranishëm në spitalin e Gazës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 18, 2023 10:45 Europe/Tirane
  • Reagimi qesharak i Kombeve të Bashkuara ndaj krimit sionist në Gaza

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, në kuadër të procesit të reagimeve të kota ndaj krimeve të regjimit sionist kundër palestinezëve dhe mos dënimit të Tel Avivit, vetëm sa shprehu shqetësimin e tij për vrasjen e njerëzve të pranishëm në spitalin e Gazës.

Sipas raportit të Agjencisë Ndërkombëtare të Lajmeve Fars, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në reagim ndaj sulmit brutal të regjimit terrorist sionist ndaj spitalit al-Mu'amdani në Gaza, të mërkurën në mëngjes tha se ishte i tmerruar nga vrasja e qindra palestinezëve. Ndërsa dënoi sulmin në këtë spital, Guterres tha: “Zemra ime është me familjet e viktimave. Spitalet dhe personeli mjekësor mbrohen sipas ligjit ndërkombëtar humanitar. Në të njëjtën kohë, Human Rights Watch tha: "Vrasja e më shumë se 500 palestinezëve në një spital në Gaza është një krim i papërshkrueshëm dhe ne po e hetojmë këtë incident. Liderët botërorë duhet të veprojnë për të parandaluar më shumë krime kundër civilëve dhe autorët nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar”. Nga ana tjetër, drejtori ekzekutiv i UNICEF-it shpjegoi: "Ne përsërisim thirrjen urgjente për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive, për të siguruar që fëmijët të mbrohen nga dëmtimet dhe për të lehtësuar aksesin e ndihmës në Rripin e Gazës". Ai tha se ishte i tmerruar nga raportet për vrasjen dhe plagosjen e fëmijëve dhe grave në sulmin ndaj spitalit al-Mu'amdani në Rripin e Gazës, duke shtuar: "Sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile si spitalet janë të papranueshme dhe duhen ndaluar." Të martën në mbrëmje, burime palestineze njoftuan sulmin me raketa të ushtrisë së regjimit sionist ndaj spitalit al-Mu'amdani në Rripin e Gazës, ku mbetën të  vrarë të paktën 500 persona, përfshirë gra dhe fëmijë palestinezë.