Armëpushimi nga Gaza, Amerika vendos veton kundër
Shtetet e Bashkuara vendosën veton kundër rezolutës që kishte fituar 12 vota pozitive në Këshillin e Sigurimit dhe që supozohej të ndalonte sulmet e regjimit sionist ndaj Gazës.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, kjo rezolutë u prezantua nga Brazili si kryetar i radhës i Këshillit të Sigurimit dhe nëse miratohej, regjimit sionist do t'i kërkohej të ndalonte sulmet e tij brutale kundër popullit të Gazës dhe do të ishte e mundur dërgimi i ujit, ushqimit, karburantit dhe ilaçeve për popullin e Gazës. Rusia dhe Anglia abstenuan nga kjo rezolutë ndërsa Amerika ishte e vetmja që u shpreh kundër kësaj rezolute. Ambasadori palestinez në Kombet e Bashkuara në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit tha se ky këshill nuk ka arritur të ndalojë vrasjen e palestinezëve nga regjimi sionist dhe ka dështuar. Riyad Mansour shtoi: Izraeli në Gaza ka vrarë rreth 3,500 palestinezë, duke përfshirë më shumë se 1,000 fëmijë. Ambasadori palestinez tha: "Kjo luftë duhet të përfundojë dhe ajo duhet të ndalet menjëherë dhe çdo vonesë do të jetë e rrezikshme dhe do të shkaktojë më shumë vdekje". Përfaqësuesi i Kinës gjithashtu theksoi: Jemi të tronditur dhe të zhgënjyer nga mosmiratimi i kësaj rezolute, ndërkohë që jemi dëshmitar të një sulmi të tmerrshëm me viktima të mëdha në një spital në Gaza. Izraeli duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare humanitare.