Rritet presioni perëndimor mbi mbështetësit e kombit palestinez
(last modified Mon, 23 Oct 2023 08:14:28 GMT )
Tetor 23, 2023 10:14 Europe/Tirane
  • Rritet presioni perëndimor mbi mbështetësit e kombit palestinez

Presioni perëndimor ndaj sportistëve që mbështesin kombin palestinez kundër krimeve të regjimit sionist është në rritje.

Perëndimorët, të cilët gjithmonë pretendonin se sporti nuk është politik, kanë shtuar presionet dhe kërcënimet me vrasje për ata sportistë që shprehën simpatinë dhe solidaritetin e tyre me popullin e Gazës.  Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, "Karim Benzema", futbollisti francez i skuadrës "Al-Etihad" të Arabisë, është ndër ata që kanë qenë shënjestër të një sulmi të paprecedentë nga mbështetësit perëndimorë të regjimit sionist për shkak të mbështetjes së tij për popullin e shtypur palestinez.   Valerie Boyer u ka kërkuar senatorëve francezë që t'i heqin shtetësinë franceze Benzemas. Lidhur me këtë, ministri i Brendshëm francez, Gerard Darmanen, duke folur për mbështetjen e Benzemas ndaj Palestinës, e akuzoi atë për lidhje me Vëllazërinë Myslimane. Benzema ka mohuar me forcë çdo lidhje me Vëllazërinë Myslimane dhe avokati i tij Haig Vezier tha: Ky yll i futbollit nuk ka pasur asnjëherë as edhe më të voglën marrëdhënie me këtë organizatë. Nga ana tjetër, edhe “Nasir Mezravi”, ylli maroken i futbollit dhe lojtar i ekipit të Bayern Munichut, ka uruar që kombi palestinez të fitojë ndaj Izraelit. Në përgjigje të kësaj çështjeje, një nga përfaqësuesit e Parlamentit gjerman ka kërkuar përjashtimin e Mezraëi nga klubi i Bayern Munichut dhe nga Gjermania. Edhe gazeta gjermane “Bild” ka shkruar se “Mezraëi” mbështet terrorizmin. Nga ana tjetër, “Mezravi” nuk është tërhequr nga pozicioni i tij në mbështetje të Gazës. Youssef Attal, një futbollist i famshëm nga Algjeria dhe lojtar i klubit të Nice në Francë, duke publikuar artikuj gjithashtu ka kritikuar regjimin pushtues të Kodsit.  Nga ana tjetër, “Eric Ciotti” u ka kërkuar politikanëve francezë që të marrin masa ndaj “Atal”. “Anvar al-Ghazi” është gjithashtu një lojtar me origjinë holandeze dhe të Marokut, të cilit i është ndërprerë kontrata me klubin “Mainz” të Gjermanisë pasi tifozët e klubit e kanë sulmuar atë për përkrahje të banorëve të Gazës.   Federata e Tenisit e Izraelit gjithashtu ka paditur edhe tenisten e njohur tunizian Anas Jaber.   Kjo sportiste është kërcënuar se do të pengohet nga pjesëmarrja në Kupën e Ligës së Lojtarëve Profesionistë të femrave.   Bashkimi Evropian gjithashtu me qëndrime të njëanshme kundër popullit palestinez hoqi imazhin e notarit egjiptian "Abd al-Rahman Sameh" nga faqet zyrtare të Bashkimit Evropian.  Nga ana e tij  Sameh gjithashtu konfirmoi se ai ishte kërcënuar me vdekje për shkak të mbështetjes së tij për Palestinën.  Mesoud Ozil, ish-ylli i klubit të Real Madridit, ka publikuar një postim në Tëitter me flamujt e Turqisë dhe Palestinës.   Pas këtij veprimi tifozët e Ozilit e kritikuan ashpër atë. Presioni i shteteve perëndimore ndaj sportistëve që mbrojnë popullin palestinez po shtohet, ndërsa më herët Bashkimi Evropian i Futbollit (UEFA) në rrjetin social X ka publikuar një foto me flamurin palestinez dhe ka shkruar: “Të dashur vëllezërit tanë në Palestinë, zemrat tona janë me ju dhe ne lutemi për fitoren tuaj."