Zgjerohen  protestat kundra-sioniste në të gjithë Amerikën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i150346-zgjerohen_protestat_kundra_sioniste_në_të_gjithë_amerikën
Protestuesit në mbështetje të Palestinës dhe që dënojnë krimet e regjimit sionist, demonstruan në rrugët e qytetit amerikan të Çikagos.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 25, 2023 06:01 Europe/Tirane
  • Zgjerohen  protestat kundra-sioniste në të gjithë Amerikën

Protestuesit në mbështetje të Palestinës dhe që dënojnë krimet e regjimit sionist, demonstruan në rrugët e qytetit amerikan të Çikagos.

Tubimet e vogla dhe të mëdha në mbështetje të palestinezëve dhe kërkimit të armëpushimit në Gaza, përveç qyteteve dhe vendeve të botës, janë mbajtur në pjesë të ndryshme të Amerikës, duke përfshirë disa qendra akademike dhe arsimore. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Eli Newell, një anëtar i lartë i grupit hebre kundra-sionist "If-Not-Now" dhe një nga organizatorët e protestave të Çikagos, tha se ai dëshiron një armëpushim në territoret e pushtuara. Ai sulmet kriminale të regjimit izraelit në Gaza i përshkroi si "dënime kolektive që nuk do të kontribuojnë në sigurinë e askujt". Ky koalicion i grupeve hebre kundër regjimit sionist, ishte ai që organizoi demonstratën në Çikago. Gjatë demonstratës, dhjetëra protestues bllokuan për dy orë një kryqëzim të rëndësishëm në Çikago, deri në kohën kur u sulmuan nga policia. Me vazhdimin e krimeve të tmerrshme të kryera nga sionistët në Gaza dhe publikimin e imazheve të dhimbshme të këtyre krimeve, protestat kundra-sioniste janë përhapur në shumë qytete dhe shtete amerikane, duke përfshirë Minneapolis, New Orleans, San Francisko, Denver, Filadelfia, dhe Illinois. Mijëra nga këta protestues me demonstrata në rrugë kanë kërkuar vendosjen e një armëpushimi të menjëhershëm në territoret e pushtuara. Në Brooklin mijëra njerëz demonstruan në mbështetje të palestinezëve dhe vendosjes së armëpushimit në territoret e pushtuara dhe më shumë se 100 prej tyre u arrestuan nga policia. Protestuesit në Filadelfia kritikuan ashpër qëndrimin e mediave lokale për mos transmetimin e demonstratës së tyre, e cila u mbajt me një turmë të madhe njerëzisht përballë muzeut të artit të qytetit. Së fundmi, ekspertët e OKB-së për të drejtat e njeriut në një deklaratë paralajmëruan liderët botërorë për qëllimin e sionistëve për të kryer gjenocid në Palestinë.