Përpjekjet e Blinken për të heshtur Al Jazeera-n
(last modified Wed, 25 Oct 2023 19:13:23 GMT )
Tetor 25, 2023 21:13 Europe/Tirane
  • Përpjekjet e Blinken për të heshtur Al Jazeera-n

Burime të informuara njoftuan për kërkesën e Sekretarit Amerikan të Shtetit drejtuar Kryeministrit të Katarit për të frenuar mbulimin e lajmeve “anti-sioniste” të rrjetit Al Jazeera gjatë luftës së regjimit sionist kundër Hamasit.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken i tha një grupi liderësh të komunitetit hebre amerikan se më pak se dy javë më parë, ai i kërkoi kryeministrit të Katarit Mohammed bin Abdulrahman Al Thani që të mos publikonte raportet e Al Jazeera-s mbi luftën e regjimit sionist kundër Gazës.

Sipas sajtit “Axios” deklaratat e Blinken tregojnë se qeveria amerikane është e shqetësuar se lajmet e Al Jazeera-s për sulmet e regjimit sionist në Gaza mund të intensifikojnë tensionet në rajonin e Lindjes së Mesme.

Kërkesa e tij për të bërë presion dhe kufizime në mbulimin e lajmeve të Al Jazeera-s vjen në një kohë kur qeveria amerikane ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e saj për shtypin e pavarur në mbarë botën.

Rrjeti mediatik Al Jazeera, edhe pse financohet nga qeveria e Katarit, funksionon plotësisht në mënyrë të pavarur.

Kanali i lajmeve Al Jazeera është përshkruar nga Këshilli Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë si një nga mjetet e fuqisë së butë të qeverisë së Katarit, që i lejon këtij vendi të ketë ndikim të gjerë politik në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën.