Tetor 30, 2023 21:51 Europe/Tirane
  • Putin: Amerika ka nevojë për kaos në Lindjen e Mesme

Duke folur të hënën në mbrëmje për zhvillimet e fundit në Azinë Perëndimore dhe luftën në Gaza, presidenti rus tha se Uashingtoni është përgjegjës për të gjitha problemet në Palestinë, Irak, Afganistan dhe Ukrainë dhe se Amerika ka nevojë për vazhdimin e kaosit në Lindjen e Mesme.

Në këtë fjalim Presidenti rus Vladimir Putin tha: “Në vend që të ndjekin dhe ndëshkojnë terroristët në Lindjen e Mesme, disa palë filluan të zbatojnë politikën e hakmarrjes bazuar në parimin e përgjegjësisë kolektive”.

Presidenti rus shtoi: "Ngjarjet e tmerrshme në Gaza nuk mund të justifikohen në asnjë mënyrë".

Në vazhdim të fjalës së tij, Putin tha: "Amerika është e pakënaqur me pjesëmarrjen e Rusisë në zgjidhjen e krizave në Lindjen e Mesme dhe kërkon të përhapë kaos. Elitat në pushtet në Amerikë dhe pasuesit e tyre qëndrojnë pas konflikteve në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë”.

Presidenti rus theksoi: "Çelësi për zgjidhjen e konflikteve në Lindjen e Mesme është krijimi i një shteti palestinez me sovranitet të plotë".

"Amerika ka nevojë për vazhdimin e kaosit në Lindjen e Mesme, kështu që diskrediton ata që duan të ndalojnë gjakderdhjen, madje edhe Kombet e Bashkuara", tha Putin duke shtuar: "Nuk ka asnjë mënyrë për të ndihmuar palestinezët, përveçse të luftojmë ata që qëndrojnë pas konflikteve, dhe ne po i luftojmë ata në Ukrainë. Ata po përpiqen të shfrytëzojnë situatën në Lindjen e Mesme për të krijuar gënjeshtra, provokime dhe agresion”.

Presidenti i Rusisë tha: “Skenat e vrasjes së fëmijëve, vuajtjet e të moshuarve dhe vrasja e mjekëve në Lindjen e Mesme nxisin trishtimin tonë, por vetëm solidariteti nuk është i pranueshëm”.

 

Tags