Shkatërrohen një avion MiG dhe disa dronë të ushtrisë ukrainase
(last modified Wed, 01 Nov 2023 07:40:32 GMT )
Nëntor 01, 2023 08:40 Europe/Tirane
  • Shkatërrohen një avion MiG dhe disa dronë të ushtrisë ukrainase

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se gjatë ditës dhe natës së kaluar, mbrojtja ajrore e këtij vendi në zona të ndryshme ka kapur dhe ka rrëzuar disa avionë dhe dhjetëra dronë të ushtrisë ukrainase.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë të martën njoftoi se mbrojtja ajrore e ushtrisë së vendit ka kapur dhe ka shkatërruar një avion luftarak MiG-29 dhe 8 raketa cruise "Storm Shadow" të ushtrisë ukrainase në rajone të ndryshme si Zaporizhia dhe Kherson.

 

Në deklaratë thuhet se në 24 orët e fundit, mbrojtja ajrore e ushtrisë ruse ka rrëzuar edhe një helikopter Mi-8 dhe 33 dronë të ushtrisë ukrainase në rajonin e Luhanskut.  Raketat cruise Storm Shadow janë raketa me rreze të mesme veprimi që peshojnë 1300 kg dhe kanë një rreze maksimale prej 560 km. Britania është ai që i ka ofruar këto lloj raketash për ushtrinë ukrainase. Dje, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, duke iu referuar përpjekjes së dëshpëruar të Amerikës për të ruajtur hegjemoninë e saj në botë, tha se ushtria ukrainase ka humbur më shumë se 90,000 personel ushtarak. Më 21 shkurt 2022, Presidenti rus njohu pavarësinë e Republikave Popullore të Donetskut dhe Luhanskut në rajonin e Donbass dhe tre ditë më vonë, ai filloi një operacion ushtarak, të cilin e quajti "operacion special" kundër Ukrainës. Në këtë mënyrë, marrëdhëniet e tensionuara mes Moskës dhe Kievit u kthyen në një konfrontim ushtarak.

Tags