Turqia tërheq ambasadorin e saj nga Tel Avivi
Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thirri ambasadorin e vendit në Tel Aviv.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Ministria e Jashtme turke njoftoi se ambasadori turk në Tel Aviv është thirrur për shkak të vazhdimit të sulmeve kundër civilëve dhe injorimit të kërkesave për armëpushim në Gaza. Ministria e Jashtme turke në deklaratën e saj njoftoi: Duke marrë parasysh tragjedinë njerëzore që po ndodh në Gaza pas sulmeve të vazhdueshme izraelite kundër civilëve dhe refuzimit të kërkesave për armëpushim dhe dërgimin e ndihmave humanitare nga ana e Izraelit, u vendos që ambasadori ynë në Tel Aviv të thirret në Ankara për konsultim. Turqia në prag të vizitës së Sekretarit të Shtetit amerikan Anthony Blinken në Ankara, njoftoi vendimin e saj për të tërhequr ambasadorin e saj në shenjë proteste për vrasjet që regjimi sionist po kryen në Gaza. Në përgjigje të mbështetjes së Turqisë për Hamasin, ministri i Jashtëm izraelit pretendoi se ai kishte urdhëruar diplomatët izraelitë që të kthehen nga Turqia në Palestinën e pushtuar. Dje (e shtunë), presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kryeministrin izraelit Beniamin Netanjahu e quajti “ person që nuk ka legjitimitet” edhe në mesin e sionistëve dhe tha se është e pamundur të negociohet me Netanyahun.