Vazhdojnë protestat në Amerikë kundër dërgimit të armëve për Tel Avivin
Qindra protestues amerikanë u mblodhën në portin e Tacomës në shtetin e Uashingtonit për të protestuar kundër ngarkimit të armëve amerikane për t'u dërguar në territoret e pushtuara dhe bllokuan daljen e anijes nga ky port.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se një grup protestuesish që mbështesin të drejtat e palestinezëve në luftën e Rripit të Gazës u mblodhën gjatë ngarkimit të ngarkesës së armëve të një anijeje amerikane për të dërguar armë ushtarake në territoret e pushtuara në portin amerikan të Tacoma që ndodhet në shtetin e Uashingtonit dhe morën masa për të parandaluar këtë veprim. Ata gjatë kësaj proteste brohorisnin slogane kundër luftës në Rripin e Gazës.
Sipas “Newsweek”, protestuesit u mblodhën shumë herët në mëngjes, rreth orës 5, duke brohoritur “ndaloni anijen” dhe penguan që anija të ngarkohej për të dërguar armë ushtarake në Tel Aviv.
Më herët një tjetër tubim i të njëjtit grup protestuesish në mbështetje të të drejtave të popullit palestinez u zhvillua në portin e Oakland të Kalifornisë dhe tani me përshkallëzimin dhe vazhdimin e luftimeve mes regjimit sionist dhe Hamasit, protestat kundër ushtrisë amerikane dhe kundër ndihmave për regjimin sionist janë rritur në përmasa të mëdha.
Një video e shpërndarë në rrjetin social X rreth demonstratës në Portin e Tacomës në Uashington tregon një turmë të madhe mbështetësish palestinezë që marshonin pranë portit herët në mëngjes, duke brohoritur "Çlrimi i Palestinës" dhe "Drejtësi".
Sipas njoftimeve të publikuara, protestuesit, të cilët numëronin më shumë se 500 persona, po tentonin të mblidheshin para kësaj anijeje, të bllokonin rrugët e futjes së pakove që lidhen me armët ushtarake në të dhe të pengonin masat e përmendura për ngarkimin e anijes dhe dërgimin e tyre në Tel Aviv.
Në reagim të këtij incidenti, zëdhënësi i Pentagonit ka deklaruar: "Departamenti Amerikan i Mbrojtjes është i informuar për grumbullimet e lartpërmendura para anijeve me ndihma armatimi për Tel Aviv dhe për të parandaluar përsëritjen e tubimeve të tilla, është urdhëruar të bashkëpunojë më shumë me Departamentit e Transportit dhe Rojet Bregdetare të SHBA-së dhe autoritetet lokale të shteteve të ndryshme për të garantuar sigurinë e aseteve ushtarake dhe personelit aktiv në objektet portuale dhe tregtare.
Imazhet e tjera të shpërndara nga demonstrata tregonin demonstruesit që mbanin në duar pankarta ku shkruhej "Jo ndihmë për Izraelin", "Lironi të gjithë të burgosurit palestinezë" dhe sloganin e diskutueshëm "Nga lumi në det".
Udhëheqësi kryesor i këtyre protestave, i cili është një palestinezo-amerikan, ka deklaruar: "Shpresojmë që punëtorët në mbarë botën të vazhdojnë të ndalojnë anije si kjo kudo në botë".
Ai deklaroi: "Ne po përpiqemi të vendosim një armëpushim dhe të ndalojmë gjenocidin ndaj popullit palestinez".
Këto deklarata bëhen ndërkohë që regjimi sionist ka qenë nën presion në rritje ndërkombëtar për të vendosur një armëpushim ose një ndërprerje humanitare që nga fillimi i sulmeve tokësore kundër Rripit të Gazës. Megjithatë, ai ka refuzuar të gjitha kërkesat e përmendura në këtë drejtim.
Sipas raportimeve të fundit, më shumë se 10 mijë persona civilë janë vrarë nën sulmet brutale të regjimit sionist ndaj Palestinës.