Rusia tërhiqet nga traktati i kontrollit të armëve me Evropën
(last modified Tue, 07 Nov 2023 19:44:37 GMT )
Nëntor 07, 2023 20:44 Europe/Tirane
  • Rusia tërhiqet nga traktati i kontrollit të armëve me Evropën

Rusia është tërhequr nga një traktat me vendet evropiane për mospërhapjen e armëve, mes tensioneve në rritje me Brukselin për konfliktin në Ukrainë.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha të martën se Moska ishte tërhequr zyrtarisht nga Traktati i vitit 1990 mbi Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë (CFE).

Traktati CFE kishte vendosur kufizime në numrin e armëve konvencionale që mund të vendoseshin nga NATO dhe vendet e Traktatit të Varshavës në perëndim të maleve Ural.

“Në orën 00:00 të datës 7 nëntor 2023, përfundoi procedura për tërheqjen e Rusisë nga traktati”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë.

“Kështu, dokumenti juridik ndërkombëtar... më në fund është bërë histori për Rusinë”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Jashtme ruse theksoi të martën se "edhe ruajtja formale e CFE është bërë e papranueshme nga pikëpamja e interesave themelore të sigurisë së Rusisë".

 

Tags