Uashingtoni: Ne kundërshtojmë riokupimin e Gazës nga Izraeli
Nëntor 07, 2023 17:20 Europe/Tirane
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Vidant Pittel tha të martën se Uashingtoni kundërshton riokupimin e Gazës nga Izraeli.
"Në përgjithësi, ne nuk e mbështesim riokupimin e Gazës," tha Pittel në një konferencë të përditshme për shtyp. "Në të njëjtën kohë, as Izraeli nuk e mbështet këtë”, shtoi ai.
Situata në kufijtë e Rripit të Gazës nën rrethimin e regjimit sionist është ende shumë e tensionuar dhe sipas burimeve zyrtare dhe të rangut të lartë në Tel Aviv, Lëvizja e Rezistencës Islamike (Hamas) është gati për përballjen e ardhshme me pushtuesit sionistë.
Tags