Ndërhyrja amerikane në zhvillimet palestineze e përkeqëson situatën
(last modified Sat, 11 Nov 2023 07:37:49 GMT )
Nëntor 11, 2023 08:37 Europe/Tirane
  • Ndërhyrja amerikane në zhvillimet palestineze e përkeqëson situatën

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Këshillin e Sigurimit, duke theksuar se Rripi i Gazës po vuan nga një fatkeqësi njerëzore, tha: Nuk është e mundur të zgjidhet çështja palestineze duke i dëbuar palestinezët nga toka e tyre.

Vasili Nebenzia për zhvillimet në Gaza tha:  Rripi i Gazës është rrënuar nga tragjedia dhe vuajtjet njerëzore. Spitalet po bombardohen në Gaza dhe deri më tani janë ndalur aktivitetet e 18 spitaleve. Ai shtoi: Bombardimi i ndërtesave civile është shkelje e ligjeve ndërkombëtare dhe është e papranueshme. Në çdo moment, spitalet si Al-Shafa dhe Kods mund të jenë në shënjestër të sulmeve ajrore të drejtpërdrejta. Nebenzia vazhdoi: Bregu Perëndimor është dëshmitar i përshkallëzimit të tensioneve nga ushtarët dhe kolonët izraelitë dhe kjo çështje duhet të merret në konsideratë. Ushtria izraelite po kryen ndëshkime kolektive në Bregun Perëndimor dhe ka rrethuar të gjitha zonat e banuara dhe ka ndërprerë rrugët e komunikimit. Përshkallëzimi i tensioneve është i rrezikshëm dhe për të ulur tensionet duhet vendosur një armëpushim dhe jo ndërprerje e përkohshme dhe afatshkurtër e luftimeve.  Diplomati i lartë rus tha:  Problemi palestinez është e mundur të zgjidhet jo duke i larguar palestinezët nga toka e tyre, por me zgjidhje të pranueshme. Nebenzia në fund theksoi: Ndërhyrja amerikane në zhvillimet aktuale në Palestinë mund ta përkeqësojë situatën.

Tags