Volodimir Zelenski ka të ngjarë të shkarkohet
(last modified Mon, 13 Nov 2023 07:35:30 GMT )
Nëntor 13, 2023 08:35 Europe/Tirane
  • Volodimir Zelenski ka të ngjarë të shkarkohet

Krahas spekulimeve në rritje për mundësinë e fillimit të bisedimeve të paqes ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, këshilltari i lartë i ish-presidentit të Ukrainës thotë se ekziston mundësia e largimit të presidentit aktual të këtij vendi.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, duke cituar Rusia Today, Oleg Saskin, një ish-zyrtar ukrainas dhe këshilltar i lartë i dy ish-presidentëve të Ukrainës, tha se hezitimi i Presidentit Volodimir Zelenski për të zhvilluar bisedime paqeje me Rusinë ndoshta do të çojë në largimin e tij, në mënyrë që bisedime të tilla të mundshme të mund të fillojnë. Saskin për këtë duke publikuar një video mesazh në hapësirën kibernetike tha: Zelenski, i cili ende beson se fitorja duhet fituar në fushën e betejës, thjesht "nuk mund" të hyjë në bisedime paqeje me Moskën. Sipas Saskin, një pozicion i tillë e bën Rusinë dhe të paktën disa mbështetës perëndimorë të Ukrainës të mendojnë se kanë nevojë për dikë tjetër për të përfaqësuar Kievin, i cili "madje mund të bie dakord për një armëpushim të përkohshëm". Për ta arritur këtë, lidershipi aktual i Ukrainës duhet të neutralizohet, shtoi ish këshilltari i presidentit. Sipas këtij ish-zyrtari të qeverisë ukrainase, ideja e bisedimeve të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës është kthyer në një “narrativë të përbashkët” jo vetëm në Rusi, por edhe në Perëndim. Ai ka kujtuar gjithashtu se ide të tilla kanë paralajmëruar pak kohë më parë presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Tags