Parisi lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për Bashar al-Asad
Në vazhdim të politikave të tij anti-siriane, sistemi gjyqësor francez ka lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për presidentin sirian Bashar al-Assad për shkak të pjesëmarrjes së tij të dyshuar në krimet kundër njerëzimit në sulmet kimike të verës së vitit 2013 në vendin e tij.
Sipas raportit të IRNA-s të mërkurën, duke cituar gazetën Le Figaro, ky vendim është lëshuar dje në formën e katër urdhër-arresteve.
Sipas këtij raporti, në këtë vendim përfshihen edhe urdhër-arrestet për Maher Assad, vëllai i presidentit sirian, Ghassan Abbas dhe Bassam al-Hassan, dy gjeneralë të ushtrisë së këtij vendi.
Franca, e cila gjithmonë ka adoptuar politika armiqësore ndaj qeverisë legjitime të Sirisë, pretendon se sipas informacioneve amerikane, më shumë se një mijë njerëz humbën jetën në këto sulme kimike më 21 gusht 2013.
Le Figaro kujton se hetimi i kësaj çështjeje, si dhe sulmet që gjykata franceze pretendon se kanë ndodhur natën e 4 deri më 5 gusht në qytetet Adra dhe Duma, janë kryer në departamentin e "juridiksionit ekstraterritorial" të gjyqësorit francez.