Franca e quajti dhunën sioniste një "politikë terrori".
https://parstoday.ir/sq/news/world-i151596-franca_e_quajti_dhunën_sioniste_një_politikë_terrori_.
Franca kritikoi dhunën e kolonëve sionistë kundër palestinezëve që jetojnë në Bregun Perëndimor të lumit Jordan dhe e quajti atë një "politikë terrori".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 17, 2023 07:29 Europe/Tirane
  • Franca e quajti dhunën sioniste një

Franca kritikoi dhunën e kolonëve sionistë kundër palestinezëve që jetojnë në Bregun Perëndimor të lumit Jordan dhe e quajti atë një "politikë terrori".

Sipas IRNA, cituar nga Daily Beast, Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme franceze Anne-Claire Lezhandre në një konferencë për shtyp tha se qëllimi i kësaj dhune dhe gjakderdhjeje është zhvendosja e qëllimshme e palestinezëve ndërkohë që Izraeli duhet të mbrojë banorët civilë të Bregut Perëndimor. Sipas Daily Beast ajo gjithashtu theksoi se Izraeli nuk duhet të vendosë për të ardhmen e Gazës dhe se ky rjon duhet të jetë pjesë e shtetit palestinez. Lezhandre shtoi se gjysma e qindra ton ndihma humanitare franceze ka hyrë deri më tani në Rripin e Gazës. Të premten e kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron, duke iu referuar vrasjes së palestinezëve nga izraelitët, në një intervistë për BBC tha:   Bëhet fjalë për fëmijë, gra dhe të moshuar që bombardohen dhe vriten. Ky veprim nuk ka asnjë justifikim dhe legjitimitet dhe i kërkojmë Izraelit ta ndalojë atë. Deklaratat e Macron zemëruan Izraelin dhe kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu të shtunën tha: Ai (Macron) ka bërë një gabim të rëndë, real dhe moral. Macron, i cili ka qenë nën presionin diplomatik për t'i dhënë fund kundërshtimit në rritje ndaj regjimit izraelit lidhur me komentet e tij për bombardimin e civilëve në Gaza, në disa telefonata është përpjekur të lehtësojë tensionet me regjimin izraelit.