Nëntor 18, 2023 10:34 Europe/Tirane
  • Presidenti rus kritikon perëndimin

Presidenti rus pasurinë e Perëndimit e konsideroi si të bazuar në padrejtësi.

Vladimir Putin në Samitin e 9-të Ndërkombëtar Kulturor të Shën Petersburgut, tha se pasuria e botës perëndimore bazohet në padrejtësi dhe në trashëgiminë e kolonializmit dhe skllavërisë. Duke iu referuar përpjekjeve të Perëndimit për të eliminuar kulturën ruse, Putin tha se veprime të tilla me siguri do të dështojnë dhe këtë politikë e konsideroi si politikë kundra-kulturore dhe raciste. Ai gjithashtu idenë e rendit multipolar botëror e quajti të drejtë dhe shtoi: Rusia është e gatshme të bashkëpunojë për të ndërtuar një botë shumëpolare. Në një pjesë tjetër të fjalimit të tij, Putin theksoi: Gjëra të tmerrshme po ndodhin në Gaza. Sipas situatës aktuale në Gaza, presidenti rus theksoi se nuk ka kushte të përshtatshme për rindërtimin dhe nisjen e projekteve të ndryshme në këtë zonë. Në qytetin Shën Petersburgut të enjten u hap Samiti i 9-të Ndërkombëtar Kulturor i Shën Petersburgut me sloganin Forumi i Kulturave të Bashkuara. Në këtë takim treditor janë të pranishëm përfaqësues nga Republika Islamike e Iranit dhe rreth 40 vende të tjera.

Tags