Nëntor 18, 2023 10:34 Europe/Tirane
  • OBSH: Populli i Gazës tani ka nevojë për mbështetjen tonë

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha: Situata e keqe dhe e rëndë në Gaza nuk mund të përshkruhet me asnjë fjalë.

Tedros Adhanom, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha: "Ne jemi të shqetësuar për shëndetin dhe situatën e banorëve të Gazës, e cila po përkeqësohet çdo orë. Deri më tani këtë javë, Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka marrë informacion të saktë për numrin e të vdekurve dhe të plagosurve në Gaza dhe e ka  shumë të vështirë vlerësimin e performancës së sistemit shëndetësor. Nga 36 spitale në Gaza, vetëm 10 janë ende aktivë ku ka vetëm 1400 shtretër spitalor. Shumë punonjës të kujdesit shëndetësor janë zhvendosur dhe janë detyruar të largohen me familjet e tyre. Kjo situatë do të thotë se çdo ditë e më shumë do të ketë viktima dhe gjithnjë e më pak do të ketë shtretër spitalorë, punonjës të kujdesit shëndetësor, ilaçe dhe pajisje mjekësore. Mënyra më e mirë për të mbështetur punonjësit mjekësorë të Gazës dhe ata që u shërbejnë njerëzve është që atyre t'u sigurohen pajisjet që u nevojiten, ilaçe, pajisje mjekësore, ujë të pastër, ushqim, energji elektrike dhe mbrojtje.

Tags