Demonstrata në Evropë kundër krimeve të regjimit pushtues sionist në Gaza
(last modified Sun, 19 Nov 2023 18:08:30 GMT )
Nëntor 19, 2023 19:08 Europe/Tirane
  • Demonstrata në Evropë kundër krimeve të regjimit pushtues sionist në Gaza

Qytete të ndryshme evropiane dëshmuan protesta kundër krimeve sioniste në Rripin e Gazës.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, lëvizjet popullore në shkallë të gjerë në kryeqytetet e disa vendeve evropiane vazhdojnë të dënojnë krimet e Izraelit kundër Gazës dhe pjesëmarrësit duan të ndalojnë krimet kundër këtij rajoni të rrethuar. Tubimet më të mëdha të këtij lloji u mbajt në qytetet angleze. Javën e kaluar, pas këtyre mitingjeve dhe protestave, kryeministri britanik Rishi Sonak u detyrua të shkarkojë ministren e brendshme britanike për përballje me demonstruesit dhe mbështetjen e politikave të qeverisë izraelite.

Qindra mijëra njerëz morën pjesë në një protestë masive për të shtatën javë radhazi në Paris. Protesta të ngjashme organizuan edhe demonstruesit në qytete të ndryshme franceze.

Populli i Parisit dhe i Strasburgut protestoi kundër krimeve të ushtrisë së regjimit sionist, shkeljes së ligjeve dhe normave ndërkombëtare dhe kryerjes së masakrave, viktimat më të mëdha të të cilave janë fëmijët.

Një protestë e ngjashme u mbajt edhe në Berlin dhe pjesëmarrësit brohoritën sloganin “Palestina duhet të çlirohet”.

Skena e protestave u përsërit edhe në Danimarkë dhe Norvegji.

Irlanda, Austria dhe Italia gjithashtu dëshmuan demonstrata proteste të dhjetëra mijëra njerëzve kundër regjimit okupues izraelit. Demonstruesit theksuan se ajo që po ndodh në Gaza, sulmet në shkolla, spitale dhe xhami dhe kundër qindra mijëra civilëve të pambrojtur është një krim lufte dhe një largim i qartë nga normat njerëzore.