Parlamenti i Afrikës së Jugut voton për mbylljen e ambasadës sioniste
Parlamentarët e Afrikës së Jugut votuan për mbylljen e ambasadës sioniste në këtë vend.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, parlamenti i Afrikës së Jugut votoi të martën për mbylljen e ambasadës së regjimit sionist, pezullimin e marrëdhënieve diplomatike me këtë regjim dhe dëbimin e ambasadorit sionist. Më herët Ministria e Jashtme e regjimit sionist njoftoi se ambasadori i këtij regjimi në Pretoria është thirrur për konsultim për shkak të deklaratave të fundit të autoriteteve të Afrikës së Jugut. Muajin e kaluar, Afrika e Jugut i quajti gjenocid veprimet e regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe tërhoqi ambasadorin e tij nga ky regjim. Në përgjigje të krimit të kryer nga regjimi sionist kundër palestinezëve, Pretoria i kërkoi Gjykatës Ndërkombëtare Penale arrestimin e kryeministrit Beniamin Netanyahu me akuzën për gjenocid. Sipas këtij raporti, presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa më parë ka thënë se vendi i tij ka paraqitur një ankesë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për të hetuar krimet e luftës të regjimit izraelit në Rripin e Gazës.
Qëndrimi i Presidentit të Afrikës së Jugut kundër regjimit sionist vjen në një kohë kur dhjetëra mijëra njerëz nga Cape Toën në jugperëndim të Afrikës së Jugut demonstruan në mbështetje të Palestinës dhe për dënimin e krimeve të Izraelit, veçanërisht gjenocidit dhe vrasjes së foshnjave në Gaza nga ky regjim. Në 47 ditët e fundit, më shumë se 13.500 palestinezë janë martirizuar nga regjimi sionist, nga të cilët 5.600 janë fëmijë dhe 3.500 janë gra. Mësohet se deri më tani janë lënduar mbi 30 mijë persona.