Nëntor 22, 2023 08:12 Europe/Tirane
  • Kremlini: Pretendimi i Kievit për të vrarë Putinin është një ëndërr

Zëdhënësi i Kremlinit deklaroi se autoritetet ukrainase kanë kërcënuar vazhdimisht se do të vrasin Presidentin e Rusisë dhe theksoi: "Kievi nuk mund të vrasë Vladimir Putinin dhe ky pretendim nuk është asgjë më shumë se një ëndërr dhe fantazi".

Sipas agjencisë së lajmeve Tass, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: "Nivele të ndryshme të autoriteteve ukrainase shumë herë më parë kanë pretenduar verbalisht se duan të vrasin Putinin, por realiteti është se në praktikë ata nuk do të realizojnë asgjë dhe ata në këtë mënyrë kurrë nuk do të kenë suksese".  Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, në një intervistë për revistën "Sun" dhe në përgjigje të pyetjes së gazetarit të kësaj reviste britanike nëse Kievi ka një plan për të vrarë Putin, theksoi: "Kjo është një luftë dhe Ukraina ka të drejtë që të mbrojë territorin e saj." Sipas IRNA, më 21 shkurt 2022, presidenti rus Vladimir Putin, duke kritikuar indiferencën e Perëndimit ndaj shqetësimeve të sigurisë së Moskës, njohu pavarësinë e Republikave Popullore të Donetskut dhe Luhanskut në rajonin e Donbasit. Tre ditë më vonë, më 24 shkurt, Putin filloi atë që ai e quajti një "operacion special" kundër Ukrainës, duke e kthyer marrëdhënien e tensionuar Moskë-Kiev në një konfrontim ushtarak.

Tags