Turqia bllokon Suedinë në NATO
(last modified Thu, 23 Nov 2023 18:55:14 GMT )
Nëntor 23, 2023 19:55 Europe/Tirane
  • Turqia bllokon Suedinë në NATO

Turqia i dha një tjetër goditje shpresave të Suedisë për anëtarësim të shpejtë në NATO.

Ankaraja njoftoi se ratifikimi i kërkesës së vendit nordik nga parlamenti turk nuk do të përfundojë në kohë për të mundësuar ceremoninë e anëtarësimit gjatë takimit të ministrave të jashtëm të aleancës javën e ardhshme.

Shtyrja e votimit u justifikua nga komisioni i punëve të jashtme me nevojën për shqyrtime të mëtejshme. Shpresat ishin që pranimi i Suedisë të ndodhte në takimin që ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s do të zhvillojnë në Bruksel në 28 dhe 29 nëntor.

Ratifikimi kërkon që projektligji të miratohet nga komisioni i punëve të jashtme turke përpara se të hidhet në një votim të plotë parlamentar, çka mund të kërkojë disa ditë ose edhe javë.

Me pas, ai duhet të firmoset nga presidenti, por zvarritjet e këtij procesi i kanë zemëruar aleatët e Turqisë dhe ka vënë në sprovë lidhjet e saj me Perëndimin.

 

Tags