Policia gjermane bastisi shtëpitë e "mbështetësve të Hamasit" në Berlin
(last modified Fri, 24 Nov 2023 07:01:13 GMT )
Nëntor 24, 2023 08:01 Europe/Tirane
  • Policia gjermane bastisi shtëpitë e

Ministria e Brendshme gjermane njoftoi se forcat e sigurisë së vendit kanë bastisur shtëpitë e mbështetësve të Hamasit.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, policia gjermane bastisi shtëpitë e njerëzve që pretendonin se ishin "anëtarë dhe mbështetës të Hamasit dhe një grupi tjetër palestinez. AFP raportoi se operacioni u drejtua nga 500 forca gjermane të sigurisë ku u kontrolluan 13 lokacione në Berlin. Ministria e Brendshme gjermane tha se policia konfiskoi telefonat inteligjentë, laptopët dhe shkrimet e personave, shtëpitë e të cilëve u kontrolluan. Ministri i Brendshëm gjerman tha se vendi i tij po merr masa kundër "islamistëve ekstremistë". Javën e kaluar, policia gjermane sulmoi disa qendra që janë pjesë e një organizate islamike në Hamburg për shkak të lidhjes së tyre të mundshme me Hezbollahun libanez. Qeveria gjermane të enjten e  javës së kaluar njoftoi se policia kishte kontrolluar 54 lokacione në të gjithë vendin si pjesë e hetimit për "Qendrën Islamike të Hamburgut" ose IZH. Ministria e Brendshme gjermane pretendoi se IZH ka qenë nën vëzhgimin e agjencisë së brendshme të inteligjencës së vendit për një kohë të gjatë. Për më tepër, zyrtarët gjermanë thanë se kjo qendër mbështeti aktivitetet e grupit libanez Hezbollah, i cili në ditët e fundit ishte angazhuar në një shkëmbim zjarri me regjimin izraelit.  Pas Francës, Gjermania pret popullsinë më të madhe myslimane në Evropë, por raporte të shumta tregojnë se islamofobia është rritur ndjeshëm në këtë vend.