Protesta masive pro-Palestinës në qendër të Londrës
Policia sot në Londër tha se u kishte shpërndarë protestuesve pro-Palestinës fletushka për të qartësua cilat konsiderohen shkelje me thirrjet apo mbishkrimet e pankartave të tyre.
Rreth 1,500 oficerë ishin dislokuar për demonstratën.
Zv. kreu i policisë britanike Ade Adelekan tha: “Ne kemi qartësuar që çdokush që është racist apo nxit urrejtje mund të arrestohet, si dhe ata që mbështesin Hamasin apo organizata të tjera të ndaluara”.
Çdo të shtunë qindra mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Londrës për të kërkuar paqe që prej nisjes së bombardimeve brutale të Izraelit në Gaza.
Mediat raportonin se një burrë ishte arrestuar pak pas nisjes së protestës pasi mbante në dorë një pankartë me simbole naziste.
Oficerët e policisë thanë se i ndaluari dyshohej për “nxitje urrejteje”.