Anija izraelite goditet në Oqeanin Indian
Një anije tregtare izraelite thuhet se u sulmua në skajin verior të Oqeanit Indian, disa orë përpara se të hynte në fuqi një armëpushim katër-ditor midis regjimit izraelit dhe lëvizjes palestineze të rezistencës Hamas.
Burimet e informuara, duke folur në kushte anonimiteti, i thanë rrjetit të lajmeve televizive të Libanit, al-Mayadaeen, se anija u godit drejtpërdrejt në orët e para të mëngjesit të së premtes dhe mori flakë si rezultat i sulmit.
Asnjë palë nuk ka marrë ende përgjegjësinë për operacionin.
Të shtunën, një zyrtar amerikan i mbrojtjes në kushte anonimiteti i tha Associated Press se një anije me kontejnerë në pronësi të një miliarderi izraelit ishte sulmuar nga një dron në Oqeanin Indian.
Zyrtari i mbrojtjes shtoi se anija CMA CGM Symi dyshohej se ishte shënjestruar nga një mjet ajror pa pilot. Droni shpërtheu, duke shkaktuar dëme në anijen me flamur të Maltës, por duke mos lënduar asnjë nga ekuipazhi i saj.
“Ne vazhdojmë të monitorojmë situatën nga afër,” tha zyrtari.