Barcelona ka ndërprerë marrëdhëniet me Tel Avivin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i152004-barcelona_ka_ndërprerë_marrëdhëniet_me_tel_avivin
Komuna e Barcelonës njoftoi se do të pezullojë marrëdhëniet me regjimin izraelit deri në shpalljen e një armëpushimi të përhershëm në Rripin e Gazës dhe respektimin e të drejtave themelore të popullit palestinez.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 26, 2023 04:52 Europe/Tirane
  • Barcelona ka ndërprerë marrëdhëniet me Tel Avivin

Komuna e Barcelonës njoftoi se do të pezullojë marrëdhëniet me regjimin izraelit deri në shpalljen e një armëpushimi të përhershëm në Rripin e Gazës dhe respektimin e të drejtave themelore të popullit palestinez.

Sipas shërbimit ndërkombëtar të agjencisë së lajmeve IRIB, duke cituar agjencinë Anatoly, Barcelona pezulloi marrëdhëniet e saj me Tel Avivin, një lëvizje që Hamasi e vlerësoi si një qëndrim të guximshëm. Lëvizja e rezistencës islamike palestineze, Hamas, vlerësoi të shtunën qëndrimin "guximtar" të bashkisë së Barcelonës, e cila pezulloi marrëdhëniet e saj politike dhe tregtare me këtë regjim në shenjë proteste ndaj luftës së bërë nga Izraeli në Rripin e Gazës dhe kërkoi nga kryeqytetet e tjera të botës që të ndjekin rrugën e kësaj komune. Në këtë deklaratë, lëvizja islamike Hamas ka theksuar se komuna e Barcelonës duke e bërë këtë ka mbështetur njerëzimin, lirinë dhe drejtësinë. Të premten, komuna e Barcelonës njoftoi se do të pezullojë marrëdhëniet e saj me Izraelin derisa të shpallet një armëpushim i përhershëm në Rripin e Gazës dhe të respektohen të drejtat themelore të popullit palestinez. Në një deklaratë të transmetuar në Telegram, Hamasi vlerësoi vendimin e bashkisë së Barcelonës dhe njoftoi se ne mbështesim qëndrimin e guximshëm të bashkisë së Barcelonës, e cila vendosi të pezullojë marrëdhëniet e saj me vendin pushtues në shenjë të kundërshtimit të agresionit dhe luftës gjenocide që u krye kundër popullit tonë në Rripin e Gazës. Në shkurt 2023, Ada Colao, kryebashkiaku i atëhershëm i Barcelonës, vendosi të pezullojë marrëdhëniet e qytetit me Izraelin. Sipas Deklaratës së Barcelonës, "pushtimi i territoreve palestineze" dhe "mohimi i të drejtave" të popullit palestinez janë pengesat kryesore për paqen e qëndrueshme. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez të premten tha se nëse Bashkimi Evropian nuk e njeh shtetin e Palestinës edhe Madridi do ta bëjë këtë.